Ballina Ekonomi

Agroturizmi, normë e reduktuar e tatimit mbi fitimin

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/-  Lehtësitë fiskale për agroturizmin, që fillojnë të zbatohen nga data 1 janar 2019 do të sjellin zhvillimin në një dimension të ri të këtij sektori.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Malaj u shpreh sot, gjatë prezantimit të projektligjit të paketës fiskale 2019, në Komisionin e Ekonomisë se, qeveria ka vendosur një stimulim të mëtejshëm të sektorit të agroturizmit duke i përjashtuar ato nga taksa mbi infrastrukturën.

“Për të gjithë subjektet që certifikohen për aktivitetin e agroturizmit shkalla e tatimit mbi fitimin është 5 %. Norma e reduktuar e tatimit mbi fitimin 5 %, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin “subjekt i certifikuar agroturizmi” deri në dhjetor 2021”, tha ai. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSoreca: Ministria e Brendshme të vazhdojë luftën kundër krimit, thelbësore në rrugën drejt BE
Artikulli tjetërFOTO/ Menaxhimi i Integruar për Butrintin, takimi i dytë teknik