Ballina Bota

BRUKSEL – Juncker: Rumania duhet t’i bashkohet Schengenit

BRUKSEL, 23 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker shprehu dëshirën e tij që Rumania t’i bashkohej zonës Schengen vitin e ardhshëm, por theksoi se Bukureshti duhet të trajtonte së pari çështjet që lidheshin me korrupsionin dhe sundimin e ligjit.

Rumania iu bashkua Bashkimit Europian së bashku me Bullgarinë në vitin 2007, por të dyja u vendosën nën një mekanizëm monitorimi për hyrjen e tyre në Schengen.

Pas progresit të konsiderueshëm në këtë fushë, komisioni ka paralajmëruar se reformat e fundit gjyqësore dhe ndryshimet në Kodin Penal në Rumani mund të përfaqësonin një hap pas.

Ndër të tjera, Bukureshti po kërkon të ulë moshën e pensionit për gjyqtarët dhe prokurorët.

Juncker tha se ai do të dëshironte që Rumania t’i bashkohej Schengenit para përfundimit të mandatit të komisionit, i cili zgjat deri në fund të tetorit 2019.

Juncker i bëri thirje Rumanisë të gjejë një konsensus kombëtar mbi çështjet e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit përpara janarit, kur vendi merr presidencën gjashtëmujore të radhës të BE-së.

“Kjo është absolutisht e nevojshme”, tha Juncker./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAksi Vorë – Fushë-Krujë, drejt rehabilitimit 11 km rrugë
Artikulli tjetërLojërat e fatit, në 5 vjet u vendosën mbi 1900 gjoba