Ballina Lajme nga Vendi

Kantieret e shëndetësisë, rindërtohen 6 qendra shëndetësore në Durrës

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/188324515378448/

TIRANË, 22 tetor/ATSH/- Brenda vitit 2018 parashikohet rindërtimi i 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin, 6 prej të cilave në qarkun e Durrësit.

Ky projekt është pjesë e programit kombëtar të “300 Qendrave të reja Shëndetësore në 3 vjet” të qeverisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video me pamje nga punimet për rindërtimin e këtyre qendrave në qarkun e Durrësit.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieret për ndërtimin e Qendrave Shëndetësore në qarkun Durrës, pjesë të Programit Kombëtar ‘300 qendra të reja shëndetësore në 3 vjet’, prej të cilave 80 qendra do të jenë gati në fund të vitit, ju uroj një javë të mbarë”.
Konkretisht në qarkun e Durrësit po ndërtohen 6 qendra, qendra shëndetësore nr 5, qendra shëndetësore nr 6 plazh, qendra shëndetësore Porto Romano, qendra shëndetësore Shën Vlash, qendra shëndetësore Shetaj dhe qendra shëndetësore Derede. /k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“A Private War” homazh për gazetarinë në epokën Fake News
Artikulli tjetër“Global Banking & Finance”: Shqipëria, parajsë turistike