Ballina Ekonomi

Dy bypass-e paralele me rrugën Vlorë-Orikum

TIRANË, 20 tetor /ATSH/- Ndërtimi i dy bypass-eve paralel me rrugën nacionale Vlorë – Orikum dhe ndërtimi i pedonales buzë detit, me gjatësi 10.3 km janë pjesë të projektit “Për rikualifikimin e vijës bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum” që po zbaton Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) në rivierën shqiptare.

Projekti është pjesë e Programit “Punët në Komunitet IV: Zhvillimi i Alpeve shqiptare dhe zonës bregdetare” që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës.

Objektivi i këtij programi të rëndësishëm është të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik në komunitetet me potencial të lartë turistik, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së integruar publike duke respektuar ambientin dhe ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Nëntor i Ftohtë” dhe “Gardhi” në Festivalin e Selanikut
Artikulli tjetërSHKUP – Komuniteti ndërkombëtar përshëndet miratimin e Marrëveshjes së Prespës