Ballina Lajme nga Vendi

Kroacia, mbështetje avancimit të integrimit europian të Shqipërisë

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ – Kroacia mbështet avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një mëngjes pune me zv.kryeministren dhe ministren e Jashtme të Kroacisë, Marija Pejčinović Burić.

Ministrat diskutuan për avancimin e procesit e integrimit europian të Shqipërisë në këtë moment vendimtar për të ardhmen e vendit dhe mbështetjen e Kroacisë në këtë proces të rëndësishëm për të gjithë rajonin. Projektet për përmirësimin e ndërlidhjes në Europën Adriatike ishte një tjetër çështje për të cilën diskutuan dy ministrat.

Ministri Bushati dhe ministrja Pejčinović Burić u ndalën edhe tek zhvillimet e fundit në rajon, si referendumi në Maqedoni apo zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinisteriali i NATO: Shqipëria vijon angazhimin në misionet paqeruajtëse
Artikulli tjetërMenaxhimi i integruar i mbetjeve, Vlora pjesë e projektit “WasteRreact”