TIRANË, 4 tetor/ATSH/- Këshilli i Qarkut Vlorë, si një nga partnerët në projekt, merr pjesë në takimin për fillimin e implementimit të projektit WasteRreact për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili po zhvillohet në Janinë, pranë ambienteve të qarkut të Epirit.
“Ky projekt është pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Greqi – Shqipëri 2014 – 2020 dhe bashkon 7 rajone në zonën ndërkufitare, me qëllim trajtimin e integruar të mbetjeve, stimulimin e riciklimit dhe zhvillim të gjelbër”, bën të ditur këshilli i Qarkut Vlorë.
Këshilli i Qarkut Vlorë synon angazhimin e një tërësie aktorësh lokalë dhe rajonalë me qëllim implementimin e suksesshëm të projektit dhe zhvillimin e rajonit./k.s/j.p/

























