Ballina Ekonomi

406 projekte transformuan Korçën, investime të tjera strategjike

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2118633998453116/

 

TIRANË, 29 shtator/ATSH-Maela Marini/ Në qarkun e Korçës qeveria ka investuar dhe zbatuar 406 projekte gjatë mandatit të parë, ndërkohë që po bëhet gati për një paketë të re ndërhyrjesh prioritare për vitet 2018-2020.

Në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar në Korçë, Kryeministri Edi Rama informoi mbi investimet strategjike që parashikohet të zbatohen në kuadër të kësaj pakete.

Paketa, sipas tij, bazohet në tre drejtime kryesore: turizmin, mbështetjen e bujqësisë dhe fuqizimin dhe diversifikimin e sektorëve të industrive përpunuese, pa lënë mënjanë edhe të gjitha ndërhyrjet në infrastrukturë, energji, menaxhimin e mbetjeve, ujësjellës, kanalizime, ujitje, kullim, trashëgimi kulturore, arsim e shëndetësi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBrenda vitit 2021 përfundon TEC-i i gazit në Korçë
Artikulli tjetërKanada, Muça: Lobim për nismën ligjore, nëntori muaj i trashëgimisë shqiptare