TIRANË, 29 shtator/ATSH-Maela Marini/ Brenda vitit 2021 do të përfundojë ndërtimi i termocentralit të gazit në Korçë, një investim strategjik që do të ngrihet në Zëmblak.
Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama i cili tha se ky termocentral do të furnizohet me gaz përmes gazsjellësit TAP dhe do të rrisë ndjeshëm punësimin në këtë zonë.
“Nga ana tjetër është komplementar me projektin e energjisë për nënstacionin e Zëmblakut, që do të bëjë të mundur furnizimin e mëtejshëm të unazës së jugut, reduktimin e humbjeve në rrjet dhe rritjen e eficencës në gjithë zonën”, tha Rama.
Po ashtu, sipas tij, po punohet për rivlerësimin e HEC-it të Korçës dhe Maliqit për plotësimin e nevojave energjetike industriale.























