Kanada, Muça: Lobim për nismën ligjore, nëntori muaj i trashëgimisë shqiptare

TIRANË,29 shtator /ATSH- I. Vata/ – Ambasadori i Shqipërisë në Kana Ermal Muça pas disa takimesh me autoritetet e legjislativit dhe qeverisë së Saskatchewanit, u takua me sot me sipërmarrës të suksesshëm, anëtarë aktiv të diasporës shqiptare në Regina.

Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Muça  shprehet se “Krahas suksesit dhe sfidave në fushën profesionale, bashkëbiseduam rreth angazhimit të tyre të palodhur dhe kontributit në shërbim të komunitetit, për promovimin e vendit, ruajtjen e gjuhës shqipe, zakoneve dhe traditave tona kombëtare”.

Po ashtu, Muca shton se “U informuam nga Kryetari i Shoqatës,  Lejdi Ago mbi angazhimin e tyre në bashkëpunim të ngushtë me grupin e posaçëm të punës për trashëgiminë pranë SHBSHK në Toronto, mbi lobimin pranë parlamentit të Saskatchewanit në kuadër të zgjerimit në nivel federal të nismës tejet të rëndësishme ligjore për shpalljen e nëntorit si muaj i trashëgimisë shqiptare, pas miratimit me dekret mbretëror të ligjit përkatës në provincën e Ontarios.” /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.