TIRANË,10 shtator /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Kamëz ka nisur përgatitje infrastrukturërs në të gjitha shkollat dhe kopshtet e qytetit për fillimin e vitit të ri arsimor.
Ndërmarrja e Pastrim-Gjelbërimit dhe Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Bashkisë Kamëz janë të angazhuara maksimalisht në përgatitjet e infrastrukturës në të gjitha shkollat dhe kopshtet e qytetit me rastin e fillimit të vitit të ri arsimor.
Në koordinim të plotë me të gjitha strukturat e tjera të Bashkisë, që janë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve, punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit dhe të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve janë në përgatitjet përfundimtare për të pasur mjedise të pastra, të mirëmbajtura dhe të përshtatshme për nxënësit dhe mësuesit në prag të fillimit të ri shkollor. Kjo punë po zhvillohet në të gjitha objektet arsimore në territorin e Bashkisë.
Bashkia Kamëz ka bërë të gjitha përpjekjet për kushte sa më të mira me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, për sa ka mundësi dhe burime.
“Pas evidentimit të nevojave dhe problematikave të shkollave dhe kopshteve ka ardhur edhe ndërhyrja e punonjësve të dy ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimet kryesore për qytetarët e Kamzës, siç është Ndërmarrja e Pastrim-Gjelbërimit dhe Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve”, shprehet bashkia. /a.g/




























