TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Dita Botërore e Humanizmit këtë vit në Roskovec do t’i kushtohet nxënësve në nevojë.
Nisma e bashkisë Roskovec synon të mbledhë mjete shkollore, të cilat më pas do të shkojnë te fëmijët në nevojë.
Ndaj kushdo që ka mjete shkollore për të dhuruar dhe dëshiron të bëjë një akt human mund të drejtohet te këndi i BE-së, pranë bashkisë Roskovec.
“Kjo është një ditë në të cilën punohet për humanizmin, ku njerëzit ndihmojnë njëri- tjetrin. Këtë ditë do t’ja kushtojmë nxënësve në nevojë duke i dhuruar disa mjete shkollore”, shprehet kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.
19 gushti është shpallur Dita Botërore e Humanizmit dhe në mbarë globin qeveritë dhe shoqëria civile angazhohen në nisma humanitare. /m.m/























