Ballina Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në shtator

PRISHTINË, 16 gusht/ATSH/ Beogradi dhe Prishtina do të përcaktojnë temat e bisedimeve mbi normalizimin e marrëdhënieve reciproke dhe roli i Bashkimit Europian është ndërmjetës, tha sot në Bruksel, zëdhënësi i Komisionit Europian, Carlos Martin.

Në një konferencë shtypi, Martin tha se Vuçiç dhe Thaçi ranë dakord të intensifikojnë dialogun dhe të takohen në shtator dhe se ata kishin një diskutim intensiv dhe produktiv të kornizës së një marrëveshjeje për një normalizim gjithëpërfshirës dhe të përhershëm të marrëdhënieve.

“Një zgjidhje e qëndrueshme do të thotë një zgjidhje e qëndrueshme dhe realiste në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Martin.

Dialogu me ndërmjetësimin e BE-së, sipas tij, duhet të inkurajojë bashkëpunimin e të dy palëve dhe t’i ndihmojë ata të përparojnë në rrugën europiane dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve. /KosovaPress//m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë nismë në ndihmë të nxënësve në nevojë
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni kërcënon Ankaranë me sanksione të reja nëse nuk lirohet pastori Brunson