TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit po vijon me intensitet nga bashkia e Pukës.
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka zbuluar një tjetër linjë të paligjshme, e cila u ndërpre menjëherë, duke kursyer dhjetëra metra kub ujë që tashmë do të shkojnë te qytetarët.
“Të vjedhësh ujin e qytetit për vaditjen nuk është zgjidhje e duhur, pasi veprime të tilla mund të kushtojnë shtrenjtë”, është paralajmërimi i bashkisë së Pukës.
Reforma e ujit, e ndërmarrë pak muaj më parë nga qeveria, synon përmirësimin e aksesit në shërbimin e marrjes së ujit të pijshëm.
Në kuadër të kësaj reforme, në rang vendi u lidhën mijëra kontrata të reja që sollën rritjen e arkëtimeve në ndërmarrjet e Ujësjellës-Kanalizimeve, si dhe u ndërprenë lidhjet e paligjshme të ujit./m.m/


























