Ballina Kulturë

FOTO / Festivali “Divani Lunxhot” mes kulturës, trashëgimisë dhe artizanatit

TIRANË,13 gusht /ATSH/ – Për të katërtin vit radhazi, është mbajtur në krahinën e Lunxhërisë, festivali folklorik “Divani Lunxhot”.

Festivali i folkut dhe i traditës lunxhote mirëpriti 11 grupe dhe orkestrina nga Shqipëria, Greqia dhe Kosova, si dhe një numër këngëtarësh të njohur të muzikës popullore.

Sipas organizatorit të festivalit Koço Vasili, Divani Lunxhot synon të mbajë gjallë traditat lunxhore folklorike. Për këtë arsye, shumë vargje dhe pjesë të harruara polifonike janë rikthyer në këtë festival, duke kontribuar kështu në mbrojtjen dhe ruajtjen e një trashëgimie unikale.

Ata që ndoqën nga afër këtë festival, ku mes tyre ishte edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, patën mundësinë që të shijonin edhe gatimet tradicionale të krahinës së Lunxherisë.

Në Divani Lunxhot nuk mungoi edhe panairi i artizanatit, ku lunxhotët prezantuan vlerat e tyre artizanale./a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakE-Albania, vetëm në korrik 6 vite kohë e kursyer nga pritja në radhë
Artikulli tjetërLuiza Gega e mbyll në vendin e katërt Kampionatin Europian të Atletikës në Gjermani