TIRANË, 13 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Atletja Luiza Gega e ka mbyllur në vendin katërt garën e 3000 metrave me pengesa në kuadër të Kampionatit Europian të Atletikës që po zhvilliohet në Berlin të Gjermanisë. Atletja shqiptare tentoi deri në fund që të mbërrijë e treta, por nuk ia doli, ndërsa vlen të theksohet se në pjesën e fundit të pistës, u pa të vraponte duke çaluar.
Luiza Gega e përshkoi distancën prej 3000 metrash me pengesa për 9 minuta, 24 sekonda e 78 të qindtat, ndërsa kampione u shpall gjermania Gesa-Felicitas Krause dhe podiumi u kompletua nga një atlete zvicerane dhe një norvegjeze. /a.g/























