TIRANË, 13 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, inspekton punonjësit e Policisë Rrugore të Kosovës që kryejnë patrullime të përbashkëta në qarkun Lezhë dhe në Rrugën e Kombit.
Në kuadër të “Marrëveshjes së bashkëpunimit për patrullime te përbashkëta”, në territorin e Republikës se Shqipërisë dhe bazuar në “Urdhrin Operativ”, për zbatim të kësaj marrëveshje, ku parashihet inspektime të përbashkëta të punës së këtyre njësive, gjatë ditës së sotme, Nënkolonel Samedin Mehmeti Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor dhe Jeton Rexhepi Shefi i Njësisë Autostradave të Policisë Kosovës, kryen një inspektim të përbashkët me Drejtorin e Policisë Rrugore Mithat Tola.
Gjatë inspektimit, drejtuesit e Policisë Rrugore të dy vendeve si dhe Drejtori i Policisë Vendore Lezhë, u takuan dhe biseduan nga afër ecurinë e punës së deritashme dhe pjesën e mbetur të zbatimit të marrëveshjes me patrullat e përbashkëta, si dhe inspektuan në terren patrullimet e përbashkëta të punonjësve të Policive Rrugore të dy vendeve. /a.g/

















