Ballina Bota

TURQI – Erdogan: Nuk do ta humbim luftën ekonomike

STAMBOLL, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se nuk vendi i tij nuk do ta humbte luftën ekonomike, ndërkohë që livra turke ka rënë në nivelin më të ulët historik përballë dollarit dhe euros.

“Ne nuk do ta humbim luftën ekonomike”, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kjo deklaratë u publikua nga televizioni shtetëror TRT.

Presidenti turk konfirmoi se Turqia do të arrinte ta përballonte situatën aktuale ashtu si ka përballuar përmbytjet që goditën këto ditët e fundit provincën Ordu.

“Mos harroni këtë, ne po  punojmë shumë, kemi njerëzit tanë, kemi Zotin tonë dhe ministri i Financave dhe Ministri i Thesarit Berat Albayrak do të hartojë planet për një “ekonomi të re” me inflacion një-shifror që synon të  sigurojë investitorët” theksoi Erdogan.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëmbimi valutor, dollari forcon pozitat ndaj lekut
Artikulli tjetërBANGLADESH – Qeveria parashikon vendosjen e dënimit me vdekje për aksidentet rrugore