Ballina Kryesore

Fshati Kosinë ju mirëpret me gatime tradicionale, muzikë dhe turizëm

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ – Fshati Kosinë i Përmetit mirëpret festën “Gatimet e Gjysheve”. Festa do të zhvillohet në qendër të fshatit Kosinë, në vigjilje të festës tradicionale të Shën Mëria e Kosinës.

Gjyshet përmetare do të përgatisin live disa gatime tipike të zonës. Eventit do t’i bashkohen edhe sazet e Përmetit të cilët do të performojnë këngët e njohura përmetare si dhe do të ketë aktivitete të lidhura me njohjen e fshatit, vizitën e kishës dhe të shtëpive tradicionale prej guri, etj.

Fshati Kosinë është nga më tradicionalët dhe ka një nga kishat më të vjetra në zonën e Përmetit, e cila u restaurua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Më 14 gusht Kosina ju pret ti bashkoheni gatimeve tradicionale,muzikës dhe eksplorimit të natyrës nën shoqërinë e njëri-tjetrit./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Moska: Sanksionet e reja amerikan janë një “shpallje lufte ekonomike”
Artikulli tjetërINFORMATIKË – Aplikacion që të mundëson të komunikosh pa internet dhe pa valë!