Siguria rrugore, largohen shitësit ambulantë në aksin Rrogozhinë-Fier

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Largimi i shitësve ambulantë në aksin Rrogozhinë-Fier synon rritjen e sigurisë rrugore dhe shmangien e aksidenteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Bashkitë dhe Policitë Bashkiake përkatëse të qytetit të Rogozhinës dhe të Lushnjës, gjithashtu me mbështetjen e Policisë së Shtetit, po vazhdojnë pastrimin e këtij aksi nga shitësit ambulantë.

ARRSh kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për respektimin e rregullave dhe përcaktimeve të kodit rrugor.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.