Ballina Lajme nga Vendi

Presidenti dekreton ndryshimet në ligjin e arsimit parauniversitar

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Presidenti Ilir Meta dekretoi sot shpalljen e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ligji synon që nëpërmjet 24 neneve të fuqizojë e përmirësojë reformën në arsim.

Ai shënon një qasje të re të funksionimit dhe organizimit të institucioneve përgjegjëse të sistemit arsimor parauniversitar.

Në kuadër të funksionimit të reformës së re territoriale, ku komunat nuk janë më njësi të qeverisjes vendore, ai rregullon përbërjen e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

Po ashtu, për herë të parë zbatohet aplikimi i konceptit të vlerësimit të jashtëm të arritjeve shkollore në arsimin fillor, si edhe nëpërmjet këtij projektligji mundësohet krijimi i bazës ligjore për një kulturë të re të prindërve në nivel kombëtar, atë të Këshillit Kombëtar të prindërve./m.m//e.caushi/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Uashingtoni: Nuk ka një samit të dytë me Kim Jong Un
Artikulli tjetërNIKARAGUA – Të paktën 317 të vdekur pas manifestimeve kundër qeverisë