TIRANË, 27 Korrik/ATSH-A.Fortuzi/-Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Korçës, Elsion Sadiku nuk e ka kaluar sitën e Vettingut.
Në seancën e zhvilluar të premten, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra e prokurorin Elsion Sadiku, pasi sipas kësaj trupe, ka pasaktësi në deklarimin e disa blerjeve.
Trupa gjykuese përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.
Në seancën dëgjimore para KPK-së, prokurori Sadiku ka kërkuar rikonfirmim në detyrë. Sipas raportit të ILDKPKI-së, deklarimi i Sadikut rezulton i saktë dhe me burime të ligjshme, raport të cilin e ka mbështetur edhe KPK-ja. Por figura Sadikut cenohet në një nga pikat e deklarimit të përpiluar nga Sadiku, e cila lidhet me blerjen e pajisjeve dentare në vitin 2007 për klinikën e bashkëshortes. Një tjetër problem rezultoi dhe kontrata e shitblerjes së një pallati me vlerë 34 mijë euro duke paguar fillimisht 27 mijë euro; më pas është bërë anulimi i kontratës, e cila më pas është lidhur për një apartament tjetër. Kjo kontratë nuk ka burime të sakta, sipas KPK.
KPK duke parë këto parregullsi vendosi sot të vendos shkarkimin e prokurorit. /a.g/






















