Agjencia Telegrafike Shqiptare

KPK shkarkon prokurorin e Korçës, Elsion Sadiku

TIRANË, 27 Korrik/ATSH-A.Fortuzi/-Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Korçës, Elsion Sadiku nuk e ka kaluar sitën e Vettingut.

Në seancën e zhvilluar të premten, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra e prokurorin Elsion Sadiku, pasi sipas kësaj trupe, ka pasaktësi në deklarimin e disa blerjeve.

Trupa gjykuese përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Në seancën dëgjimore para KPK-së, prokurori Sadiku ka kërkuar rikonfirmim në detyrë. Sipas raportit të ILDKPKI-së, deklarimi i Sadikut rezulton i saktë dhe me burime të ligjshme, raport të cilin e ka mbështetur edhe KPK-ja. Por figura Sadikut cenohet në një nga pikat e deklarimit të përpiluar nga Sadiku, e cila lidhet me blerjen e pajisjeve dentare në vitin 2007 për klinikën e bashkëshortes. Një tjetër problem rezultoi dhe  kontrata e shitblerjes së një pallati me vlerë 34 mijë euro duke paguar fillimisht 27 mijë euro; më pas është bërë anulimi i kontratës, e cila më pas është lidhur për një apartament tjetër. Kjo kontratë nuk ka burime të sakta, sipas KPK.

KPK duke parë këto parregullsi vendosi sot të vendos shkarkimin e prokurorit. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version