TIRANË, 27 Korrik /ATSH/ – Klubi Partizanit ka vendoisur të ndërpresë kontratën me sulmuesin Stefan Nikolic.
Malazezi i cili u afrua te të kuqtë përpara dy ndeshjeve ndaj Mariborit në Europa League për t’i ndryshuar fytyrën sulmit të Partizanit dhe për të realizuar golat e munguar, nuk i përmbushi aspak pritshmëritë duke u larguar shumë shpejtë nga 15-herë kampionët.
Klubi i kuq ka zyrtarizuar prishjen e marrëveshjes me sulmuesin malazez, i cili i ka dhënë lamtumirën Partizanit dhe tashmë mund të kërkojë një skuadër të re, ndoshta mund të mbetet edhe në Kategorinë Superiore pasi pëlqehet nga Kastrioti.
Në një njoftim zyrtar Partizanit thekson se, “Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Stefan Nikoliç. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve, duke i dhënë mundësi lojtarit nga Mali i Zi të jetë i lirë. Nikoliç ishte pjesë e skuadrës në dy përballjet e Europa League që ekipi zhvilloi ndaj sllovenëve të Maribor.
Klubi i uron njëkohësisht Stefan Nikoliç suksese në karrierën e tij sportive”.
/gj.m/ /a.g/























