NORRTALJE, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Një thatësirë historike po ”djeg” fshatrat suedeze me pasoja dramatike për fermerët, disa prej të cilëve duhet të dërgojnë kafshët e tyre në thertore për shkak të mungesë së kashtës.
“Kjo është gjëja më e rëndë që kam parë ndonjëherë […] babai im është fermer prej 60 vitesh, ai s’e ka parë kurrë këtë”, thekson Jacob Gustawson.
Shiu, i zhdukur nga radarët e kohës që prej 1 majit, me përjashtim të 13 milimetrave të rëna në mes të qershorit, Jacob e pret çdo ditë.
Edhe reja më e vogël në qiell ngjall shpresat për rënien e shiut.
“Muaji maj ka qenë jashtëzakonisht i nxehtë në jug dhe në pjesën qendrore të Suedisë […], muaji qershor ka qenë më i nxehti që prej më shumë se 100 vitesh në jug të Suedisë”, theksoi Sverker Hellström, klimatolog në Institutin meteorologjik suedez.
Shërbimet e luftës kundër zjarreve janë në alarm. Zjarrfikësi në Stokholm kanë theksuar se shuajnë rreth 20-30 zjarre në ditë.
Një situatë që ka shtyrë mbretin Carl XVI Gustaf, edhe ai fermer, që të reagojë, gjë që e bën rrallë.
“Dëshiroj të shpreh mbështetjen time dhe atë të familjes mbretërorore për të gjithë të prekurit nga zjarret”, deklaroi ai./ /ec/ a.jor.























