Ballina Bota

UASHINGTON – 11 të vdekur dhe pesë të zhdukur, stuhitë pushtojnë Misurin

UASHINGTON, 20 korrik /ATSH-DPA/ – Njëmbëdhjetë të vdekur dhe pesë të tjerë janë zhdukur pas përmbysjes së një varke në shtetin amerikan të Misurit, njoftoi policia lokale .

“Moti i keq dhe erërat e forta ishin shkaku i incidentit. Shtatë persona po trajtohen në spital’’, tha polici Doug Radar për shtypin.

“Do të punjmë fort për ta vënë situatën nën kontroll’’, shtoi ai.

Erërat e forta dhe stuhitë kanë prekur zonën që dje në mbrëmje. Shpejtësia e erës ishte  mbi 100 kilometra në orë. Shumë pemë u shkulën dhe linjat elektrike u dëmtuan gjatë stuhive./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSUEDI – Fermerët viktima të një thatësire historike
Artikulli tjetërZhvillim i zonave rurale nëpërmjet diversifikimit ekonomik