UASHINGTON, 20 korrik /ATSH-DPA/ – Njëmbëdhjetë të vdekur dhe pesë të tjerë janë zhdukur pas përmbysjes së një varke në shtetin amerikan të Misurit, njoftoi policia lokale .
“Moti i keq dhe erërat e forta ishin shkaku i incidentit. Shtatë persona po trajtohen në spital’’, tha polici Doug Radar për shtypin.
“Do të punjmë fort për ta vënë situatën nën kontroll’’, shtoi ai.
Erërat e forta dhe stuhitë kanë prekur zonën që dje në mbrëmje. Shpejtësia e erës ishte mbi 100 kilometra në orë. Shumë pemë u shkulën dhe linjat elektrike u dëmtuan gjatë stuhive./ /os/ a.jor.
