Ballina Bota

SINGAPOR – Sulm i paprecedentë kibernetik, vidhen 1,5 milionë kartela mjekësore

SINGAPOR, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Hakerat kanë vjedhur kartelat mjekësore që i përkasin 1,5 milionë banorëve të Singaporit, më shumë se çereku i popullsisë, përfshirë edhe atë të kryeministrit, Lee Hsien Loong, i sulmuar specifikisht nga ky sulm i paprecedentë, njoftuan sot autoritetet.

“Një bazë shtetërore të dhënash ka qenë objekt i një sulmi të paramenduar, shënjestruar dhe të mirëplanifikuar”, njoftuan ministritë e Shëndetësisë dhe të Informacionit në një komunikatë.

Kjo është shkelja më e madhe që i bëhet të dhënave private në historinë e këtij arqipelagu të Azisë së Juglindjes të populluar nga 5,8 milionë banorë.

“Hakerat kanë shënjestruar specifikisht dhe shpeshherë të dhënat personale dhe informacionet mbi shëndetin të kryeministrit Lee Hsien Loong”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Gan Kim Yong, gjatë një konference për shtyp.

Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi identitetin e hakerave, duke cituar arsyet e “sigurisë operacionale”. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta pret ministrin e Brendshëm të Kosovës
Artikulli tjetërFOTO/ Reforma në Drejtësi, histori suksesi në Samitin e 5-të të OGP