Ballina Aktualitet

Presidentja e Kroacisë të enjten në Tiranë, fjalim në Kuvend

TIRANË, 17 Korrik /ATSH/ – Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë gjatë kësaj jave.

Kitaroviç do të vijë në kryeqytetin shqiptar ditën e enjte, ku është parashikuar që të mbajë edhe një fjalim në Kuvendine Shqipërisë përpara deputetëve, konfirmojnë burime nga Kuvendi i Shqipërisë për ATSH-në.

Presidentja Kitaroviç gjithashtu do të takojë krerët e shtetit shqiptar, presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. /gj.mima/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni i Medias nderon artistin e mirënjohur të humorit Fadil Hasa me 1 minutë heshtje
Artikulli tjetërLiqeni i Vogël në Pukë, atraksioni i ri turistik për banorët e vizitorët