Ballina Ekonomi

FOTO/Krijohet Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar

Krijohet Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar

Krijohet Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiarhttps://ata.gov.al/2018/06/29/foto-krijohet-rrjeti-shqiptar-per-edukimin-financiar/Sekretari i Përgjithshëm i ABB-së, Spiro Brumbulli, u shpreh se sot, studimet e Bankës Qendrore dhe Bankës Botërore tregojnë se shifrat e përdorimit të bankave nga ana e popullsisë është ende në nivele të ulëta, ndërkohë që mundësitë dhe hapësirat janë të mëdha. "Nga studimet që bëhen rezulton që pjesa më larg sektorit financiarë është popullsia që jeton në zonat rurale, ku infrastruktura është e vështirë dhe ku mungojnë bankat dhe agjentët e sigurimeve, tha ai.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 29 Qershor 2018

 

Shoqata e Bankave dhe tetë institucione të linjës nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit në fushën e edukimit financiar 

TIRANË, 29 qershor /ATSH/- Bashkëveprimi i të gjitha përpjekjeve të aktorëve të institucioneve financiare dhe shoqërisë civile për të kontribuar më shumë në përmirësimin e edukimit financiar, ishte tema e forumit të organizuar sot në Tiranë nga Shoqata Shqiptare e Bankave (ABB).

Sekretari i Përgjithshëm i ABB-së, Spiro Brumbulli, u shpreh se sot, studimet e Bankës Qendrore dhe Bankës Botërore tregojnë se shifrat e përdorimit të bankave nga ana e popullsisë është ende në nivele të ulëta, ndërkohë që mundësitë dhe hapësirat janë të mëdha.

Në këto kushte, tha Brumbulli, ky forum do të parashtrojë mundësinë, për të parë më konkretisht koordinimin mes aktorëve të fushës, për t’iu gjendur më pranë asaj pjese të popullsisë, sidomos atyre që janë më larg qyteteve, për t’u përfshirë në shërbimet financiare.

Nga studimet që bëhen rezulton që pjesa më larg sektorit financiarë është popullsia që jeton në zonat rurale, ku infrastruktura është e vështirë dhe ku mungojnë bankat dhe agjentët e sigurimeve, tha ai.

“Në këtë kuadër duam të sensibilizojmë tregun dhe aktorët duke krijuar një front  të përbashkët me shoqatat e tjera për të bashkërenduar përpjekjet që secili dhe të gjithë së bashku të bëjmë atë që është më e mira për të ofruar qytetarin me institucionet financiare”, deklaroi Brumbulli.

Forumi përmbylli punimet me nënshkrimin e  Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e  edukimit financiar, mes nëntë institucioneve të linjës, me qëllim krijimin e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar. e.xh/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLIBI – 100 të zhdukur pas mbytjes së një anijeje me migrantë
Artikulli tjetërGREQI – FMN e shqetësuar për qëndrueshmërinë e borxhit afatgjatë