Ballina Ekonomi

Investimi për hekurudhën Tiranë -Durrës, pr/ligji në parlament

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ – Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme dërgimin për shqyrtim dhe miratim në Kuvend të  projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”.

Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e këtij projektligji në kuadër të grantit të investimit nga Fondi i Përbashkët Europian i Ballkanit Perëndimor”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë./k.s//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBrazili kryeson 1-0 kundër Serbisë
Artikulli tjetërZvicra pranë kualifikimit duke fituar 1-0 pjesën e parë me Kosta Rikën