Ballina SPORT

Brazili kryeson 1-0 kundër Serbisë

MOSKË, 27 qershor /ATSH/ – Sikurse pritej, Brazili dominoi pjesën e parë kundër Serbisë duke shënuar edhe një gol në ndeshjen e vlefshme për Grupin E.

Paulinho arriti të zhbllokojë rezultatin duke nxjerrë Brazilin në avantazh në minutën e 36-të dhe duke e bërë më të sigurt vazhdimin në fazën tjetër të Kupës së Botës.

Brazili dominoi lojën duke mbajtur 69% të topit kundrejt 39 për serbinë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Mali i Zi, marrëveshje për operacionet ndërkufitare të patrullimit ajror
Artikulli tjetërInvestimi për hekurudhën Tiranë -Durrës, pr/ligji në parlament