TIRANË, 18 qershor/ATSH-Maela Marini/ – Në Korçë ka nisur puna për ndërtimin e Terminalit të Autobusëve, i cili do t’u shërbejë rreth 80 mijë udhëtarëve në vit.
Me një sipërfaqe prej 12 000 m2, i vendosur në afërsi të unazës së qytetit, terminali i ri do të sigurojë një vendqëndrim bashkëkohor për 500 automjete të transportit të udhëtarëve çdo ditë.
Investimi me vlerë prej 2 milionë dollarë do të realizohet brenda 24 muajve dhe pritet të lehtësojë trafikun në qytetin juglindor. /j.p/



































