Ballina Bota

STAMBOLL – Bilanc lufte nga aksidentet në Turqi gjatë festës së Bajramit

STAMBOLL, 18 qershor /ATSH-ANSA/ – Të paktën 67 të vdekur dhe 341 të plagosur është bilanci i aksidenteve rrugore gjatë katër ditëve në Turqi gjatë festës së Bajramit, ku sipas fesë islame shënon fundin e muajit të Ramazanit.

Mijëra vetë kishin pushtuar rrugët e vendit për të kaluar ditën pranë të afërmve dhe familiarëve ose duke iu drejtuar vendeve të pushimit.

Gjatë orëve të fundit janë regjistruar radhë të gjata në hyrjet e qyteteve të mëdha.

Si çdo vit, autoritetet kishin nisur një fushatë sensibilizimi për sa më shumë kujdes duke u kujtuar turqve që të vendosnin rripat e sigurimit./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIndustrialistët italianë vlerësojnë reformat e qeverisë për klimën e biznesit
Artikulli tjetërKorça me terminal të ri autobusësh, lehtësohet trafiku