UASHINGTON, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Shtëpia e Bardhë njoftoi vendosjen e tarifave edhe mbi produktet kineze, në masën 25% për shkak, sipas saj, të praktikave jo të ndershme tregtare.
”Produktet kineze kanë të bëjnë sidomos me disa teknologji të rëndësishme industriale”, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
”Tregtia mes SHBA dhe Kinës ka qenë jo e ndershme prej një kohe të gjatë. Kjo situatë nuk është më normale”, theksoi ajo.
Efektet e këtij vendimi do të fillojnë më 6 korrik.
Trump ka vendosur tarifa për metalet ndaj BE, Kanadasë dhe Meksikës.
Ndërkohë, Kina reagoi duke deklaruar se do të merrrte masat e duhura ndaj vendimit amerikan./ a.jor.























