Ballina Bota

PEKIN – Putin: Presim normalizim të marrëdhënieve me BE dhe SHBA

PEKIN, 6 qershor /ATSH-APA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin shpreson se marrëdhëniet me BE dhe SHBA do të normalizohen dhe se sanksionet do të anulohen.

Sipas ”China Media Group”, Putin ka theksuar se sanksionet e BE kundër Rusisë ”nuk e surprizojnë dhe as e trembin”.

”Këto shtrëngime do të shkrihen gradualisht dhe ne do të normalizojmë marrëdhëniet me të gjithë partnerët tanë, përfshirë SHBA, ashtu si edhe me ata që i binden SHBA dhe na vendosin sanksione”, theksoi Putin.

Putin do të vizitojë Kinën ditën e premte dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e Organizatës së Zhvillimit të Shangait, një bllok ushtarak dhe ekonomik i fokusuar mbi Euroazinë./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFISHË TEKNIKE – Rekordet e Kupës së Botës
Artikulli tjetërGarantimi i ushtrimit të vullnetit të lirë përmes votës, domosdoshmëri në çdo kohë.