PARIS, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Nga pesë titujt e Brazilit deri te 16 golat e Miroslav Kloses, nga ”bebja” Norman Whiteside te ”gjyshi” Roger Milla, Kupa e Botës vazhdon me rekordet e saj, që padyshim do të shtohen pas Rusi2018.
Rekordet kolektive:
Me 21 pjesëmarrje, Brazili është i vetmi vend që ka marrë pjesë në të gjitha Kupat e Botës që prej krijimit të kompeticionit, në vitin 1930.
Fitore: Pesë herë Brazili
Brazili është skuadra që ka marrë më shumë tituj, pesë të tillë (1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002). Vetëm Gjermania mund ta arrijë (1954, 1974, 1990, 2014). Italia, katër herë e kurorëzuar gjithashtu (1934, 1938, 1982, 2006), nuk është kualifikuar për herë të parë që prej vitit 1958.
Shtatë herë Brazil-Suedi
Brazil-Suedi është takimi më i luajtur në Kupën e Botës, veçanërisht në finalen 1958 (5-2) dhe gjysmëfinalen 1994 (1-0).
Suedia nuk ka fituar kurrë, por ka marrë dy barazime në fazën e grupeve, në vitin 1978 dhe në vitin 1994, kur dy shtetet u përballën dy herë.
Finale: Tri ndeshje Gjermani-Argjentinë
Gjermani-Argjentinë është finalja më shpesh e diskutueshme, tri herë, para Brazil-Itali, dy herë. Argjentinasit kanë fituar për herë të parë (3-2), në 1986, Gjermanët dy pasueset, në 1990 (1-0) dhe 2014 (1-0).
Hendeku më i madh: nëntë gola
Dy rezultatet më të thella të Kupës së Botës datojnë në vitin 1974, Jugosllavi-Zaire (9-0) dhe në vitin 1982 Hungari-Salvador (10-1).
Në fazën e eliminatoreve, rekordi është mbajtur dy herë nga Brazili, një herë si fitues, 7-1 kundër Suedisë në finalen e vitit 1950, një herë si humbës me të famshin “Mineirazo” në gjysmëfinalen e vitit 2014, 7-1 për Gjermaninë në Belo Horizonte.
Ndeshjet më produktive
Austri-Zvicër (7-5, 1954) është ndeshja më produktive me 12 gola.
Rekordet individuale – Pesë kupa bote
Tre lojtarë ndajnë rekordin e pesë pjesëmarrjeve në Kupën e Botës, dy mbrojtës, Antonio Carbajal (1950-1966), Gianluigi Buffon (1998-2014), dhe një mesfushor, gjermani Lothar Matthaus (1982-1998). “Gigi” ëndërronte ta kapte atë vetëm në Rusi, por Italia u eliminua nga Suedia.
25 ndeshje
Lothar Mathaus është gjithahstu lojtari më me shumë ndeshje në fazën finale të Kupës së Botës. 25. Lojtari që ka mbajtur më shumë titullin e kapitenit mes pjesëmarrësve të 2018 është argjentinasi Javier Mascherano: 16 ndeshje.
Goli më i shpejtë: 10.8 sekonda
Turku Hakan Sukur ka shënuar golin më të shpejtë në Kupën e Botës, në sekondën e 10,8 gjatë ndeshjes për vendin e tretë në 2002 fituar kundër Koresë së Jugut (3-2).
Milla sulmuesi më i vjetër
Kamerunasi Roger Milla është golashënuesi më i vjetër në Kupën e Botës, 42 vjeç, një muaj dhe tetë ditë në ndeshjen kundër Rusisë (dështim 6-1). Ai kishte arritur tashmë të shënonte katër gola, katër vite më pas, në moshën 38-vjeçare.
Mondragon, më i vjetri
Lojtari më i vjetër është mbrojtësi kolumbian, Mondragon, i cili ishte 43 vjeç dhe tre ditë gjatë ndeshjes Kolumbi-Japoni në vitin 2014 (4-1). Por, rekordi i tij kërcënohet nga egjiptiani Essam El-Hadary, i cili ka mbushur 45 vjeç që prej 15 janarit.
Witheside, më i riu
Irlandezo-veriori, Norman Witheside është lojtali më i ri që merr pjesë në Kupën e Botës, ai ishte 17 vjeç, një muaj dhe 10 ditë në ndeshjen kundër Jugosllavisë (0-0) në ndeshjen e parë të Botërorit 1982. Asnjë lojtar në Botërorin 2018 nuk është më i ri se ai.
Pesë gola
Një lojtar i vetëm ka arritur pesëgolshin, rusi Oleg Salenko: 5 gola në një ndeshje të vetme kundër Kamerunit në vitin 1994.
Klose, Ronaldo, Muller dhe Fontaine
Golashënuesi më i mirë është gjermani, Miroslav Klose, me 16 gola në katër Kupa të Botës, para brazilianit Ronaldo me 15 gola.
Gjermani, Gerd Muller ka arritur të shënojë 14 gola dhe Français Fontaine 13 gola, që mban me këtë pikë rekordin në një edicion të vetëm, në vitin 1958.
I klasifikuari më mirë mes lojtarëve të vitit 2018 është një tjetër gjerman, një tjetër Muller, Thomas, me 10 gola.
Tre gola në finale
Katër lojtarë kanë shënuar tashmë tre gola në finale, anglezi Geoff Hurst duke qënë i vetmi që ka shënuar një tregolësh në një ndeshje, në vitin 1996 kundër Gjermanisë (4-3 a.p.).
Brazilianët Pele (1958, 1970) dhe Vava (1958 dhe 1962) dhe francezi, Zinedine Zidane (1998 dhe 2006) kanë shënuar tre gola në dy finale.
Lojtari i vetëm i vitit 2018, tashmë golashënues në finale është spanjolli, Andres Iniesta (2010).
Mario Goetze, golashënuesi i vetëmnik në 2014 nuk bën pjesë në listën për Borërorin 2018./ /ec/ a.jor.























