Ballina Bota

ZVICËR – SHBA bojkoton një konferencë për çarmatimin, të kryesuar nga Siria

GJENEVË, 5 qershor /ATSH-AFP/ – SHBA njoftoi se do të bojkotonte sot takimin e përjavshëm plenar të një konference për çarmatimin, të kryesuar nga Siria, me pretendimin se Damasku po e përdor këtë për të justifikuar regjimin.

“Për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Sirisë, javën e fundit, për të përdorur presidencën e Konferencës për Çarmatimin për të justifikuar regjimin dhe qëndrimin e tij të papranueshëm dhe të rrezikshëm, ne nuk do të marim pjesë”, u shpreh ambasadori amerikan, Robert Wood, në një deklaratë me shkrim.

“Ne do të vijojmë të mbrojmë interesat e SHBA-së në Konferencën e Çarmatimit”, shtoi ai.

Presidenca e Konferencës së Çarmatimit zhvillohet me rotacion, sipas rendit alfabetik, dhe pas Zvicrës vinte radha e Sirisë, e cila mori këtë post të hënën më 28 maj dhe do ta mbajë për katër javët e ardhshme.

Të martën e kaluar, gjatë seancës së mëparshme plenare, SHBA protestoi për pranimin e Sirisë në presidencën e Konferencës, duke e cilësuar një veprim farsë, pasi regjimi i Damaskut ishte i akuzuar për përdorimin e armëve kimike ndaj popullit të tij./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProkurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, në skanerin e Vetingut
Artikulli tjetërSHKUP – Zaev i kërkon sërish Ivanovit nënshkrimin e ”Ligjit për gjuhët”