GJENEVË, 5 qershor /ATSH-AFP/ – SHBA njoftoi se do të bojkotonte sot takimin e përjavshëm plenar të një konference për çarmatimin, të kryesuar nga Siria, me pretendimin se Damasku po e përdor këtë për të justifikuar regjimin.
“Për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Sirisë, javën e fundit, për të përdorur presidencën e Konferencës për Çarmatimin për të justifikuar regjimin dhe qëndrimin e tij të papranueshëm dhe të rrezikshëm, ne nuk do të marim pjesë”, u shpreh ambasadori amerikan, Robert Wood, në një deklaratë me shkrim.
“Ne do të vijojmë të mbrojmë interesat e SHBA-së në Konferencën e Çarmatimit”, shtoi ai.
Presidenca e Konferencës së Çarmatimit zhvillohet me rotacion, sipas rendit alfabetik, dhe pas Zvicrës vinte radha e Sirisë, e cila mori këtë post të hënën më 28 maj dhe do ta mbajë për katër javët e ardhshme.
Të martën e kaluar, gjatë seancës së mëparshme plenare, SHBA protestoi për pranimin e Sirisë në presidencën e Konferencës, duke e cilësuar një veprim farsë, pasi regjimi i Damaskut ishte i akuzuar për përdorimin e armëve kimike ndaj popullit të tij./ /v.b/ a.jor.
