Ballina Aktualitet

Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, në skanerin e Vetingut

TIRANË, 5 qershor /ATSH- I. Vata/ – Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, Dritan Prençi doli sot në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, duke kaluar kështu në sitën e Vetingut.

Në bazë pikën 2 të nenit 4 të ligjit  84, të vitit 2016, seanca dëgjimore ndaj subjektit të rivlerësimit, Dritan Prençi zhvillohet mbi kriterin pasuror, atë të figurës si dhe vlerësimin profesional.

Seanca dëgjimore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nisi në orën 11.30, ashtu siç edhe ishte lajmëruar nga KPK, e përbërë nga trupa gjykuese Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Kryetarja e trupës gjykuese Genta Tafa (Bungo) në fjalën e saj tha se kjo seancë zhvillohet në përputhje me nenin 55 te ligjit 84, 2016.

Në fillim të seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, prokurorin Prençi, kryetarja e trupës gjykuese Tafa paraqiti procedurën.

Trupa asistohet nga sekretarja gjyqësore Olsida Doçaj dhe në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte John Leonardo.

I ftuar në këtë seancë ishte edhe prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Dritan Prençi i cili u prezantua konform procedurës.

Kryetarja e trupit gjykues i kujtoi subjektit të rivlerësimit të drejtën e trupës gjykuese dhe të vëzhguesit ndërkombëtar për të bërë pyetje, ndërsa vetë subjekti i rivlerësimit në përputhje me pikën tre të nenit 55 ka të drejtë të refuzojë të përgjigjet.

Prokurori Prençi,  i pyetur nga kryetarja e trupës gjykuese, konfirmoi se ka marre materialet në ngarkim të tij.

Ne fund, kryetarja e trupës gjykuese Tafa tha se “për subjektin e rivlerësimit Prençi, kjo trupë gjykuese ka vendosur të vazhdojë procesin në bazë të tre kritereve të parashikuara nga ligji si kriteri pasuror, ai i figurës si dhe vlerësimin profesional”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMunicionet e paplasura, Xhaçka: Brenda 2019 asnjë zonë e rrezikshme në Shqipëri
Artikulli tjetërZVICËR – SHBA bojkoton një konferencë për çarmatimin, të kryesuar nga Siria