Ballina Bota

SHKUP – Zaev i kërkon sërish Ivanovit nënshkrimin e ”Ligjit për gjuhët”

SHKUP, 5 qershor /ATSH-MIA/ – Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev i kërkoi sërish sot presidentit Gjorge Ivanov nënshkrimi e ”Ligjit për gjuhët” dhe mundësimin e funksionimit pa pengesa të demokracisë në shoqërinë maqedonase.

”Në disa takime me Ivanovin jam përpjekur ta motivoj dhe ta nxis për të firmosur këtë ligj, pasi parlamenti është bllokuar në funksionin e vet”, theksoi Zaev.

“Kjo nuk është demokraci funksionale. Përgjegjësia është shumë e madhe”, shtoi ai.

Ai theksoi se duhet të ftohen institucionet kompetente si Gjykata Kushtetuese, por edhe Komisioni i Venecias.

“Gjykata Kushtetuese tregon çka është kushtetuese dhe çka nuk është. Dhe nëse ka diçka problematike mund të ndryshohet”, tha Zaev./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZVICËR – SHBA bojkoton një konferencë për çarmatimin, të kryesuar nga Siria
Artikulli tjetërGjonaj në Bundestag: Reformat, perspektiva europiane për shqiptarët