Ballina Bota

SHBA – Trump përshëndet “potencialin brilant ekonomik” të Phenianit

UASHINGTON, 28 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump nënvizoi “potencialin brilan ekonomik” të Phenianit, i goditur nga sanksionet e ashpra ekonomike ndërkombëtare dhe konfirmoi se një ekip amerikan ndodhet në Korenë e Veriut për të përgatitur takimin historik me drejtuesit koreano-verior, Kim Jong Un.

“Ekipi ynë amerikan mbërriti në Korenë e Veriut për përgatitjet e samitit mes meje dhe Kim Jong Un”, shkruan presidenti amerikan në rrjetin social Twitter.

“Vlerësoj vërtet që Koreja e Veriut ka një potencial brilant dhe do të jetë një komb i madh ekonomik dhe financiar një ditë. Kim Jong Un është dakord me mua për këtë. Kjo do të ndodhë”, shtoi ai./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Shqipëria tërheq vëmendjen e gazetarëve të Koresë së Jugut
Artikulli tjetërSHBA – George H.W. Bush në spital pas një hipotensioni