UASHINGTON, 28 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti i 41-të i SHBA-së, George H. W. Bush, 93 vjeç, u shtrua në spital, pas një gjendje hipotensioni dhe lodhjeje, njoftoi zëdhënësi i tij që theksoi se ish-presidenti ishte i vetëdijshëm.
“Presidenti, George H. W. Bush u dërgua në ‘Southern Maine Health Care’, pas një gjendjeje hipotensioni dhe lodhjeje. Ai do të qendrojë aty për disa ditë. Ish-presidenti është i vetëdijshëm dhe nuk ndjen asnjë shqetësim”, njoftoi në rrjetin social Twitter zëdhënësi i tij, Jim McGrath.
Ish-presidenti republikan (1989-1993) ishte shtruar në spital edhe në muajin prill, pas vdekjes së bashkëshortes, Barbara, për një infeksion.
Bashkëshortja e tij, Barbara Bush, shtylla e një prej familjeve më të mëdha politike të SHBA-së, vdiq më 17 prill në moshën 92-vjeçare./ /ec/ a.jor.






















