https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155838835396523/?t=108
TIRANË, 28 maj/ATSH/-Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot me historinë e mjekut anestezist që la Gjermaninë për të punuar në spitalin e Dibrës.
Përmes videos së publikuar nga kryeministri Edi Rama, mjeku Fatmir Xhemali tregon se më parë ai ka punuar si mjek në Gjermani, nga ku edhe ka marrë eksperiencë të konsiderueshme.
MIRËMËNGJES, dhe me këtë shembull, ndër 13 të tjerë deri më tani, të mjekut anestezist-reanimator që la Gjermaninë për spitalin e Peshkopisë, falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Ndërsa mjeku Fatmir Xhemali shprehet se “eksperienca nuk diskutohet. Gjermania është qendra e Europës. Kam fituar eksperiencë të qenësishme në konceptin bazë që duhet të ketë mjeku, në konceptin e anestezisë së përgjithshme. Ishin arsyet familjare që erdha por edhe joshja nga ministria e Shëndetësisë për bonusin, fillim i mirë do të thoja për mjeket, të tjerat, duke ardhur, dukë bërë. Kjo është baza etike për çdo mjek që ka ikur jashtë dhe kërkon të kthehet që mund të japi diçka”.
Më tej, ai tregon se kjo zgjedhje për të kontribuar në spitalin e Dibrës, ka rezultuar më mirë seç ai kishte menduar. “Të them të drejtën, të jem i sinqertë më doli më mirë se çfarë e kisha parashikuar”, përfundon mjeku.
z.tosku/ /a.g/






















