Ballina Bota

FRANCË – Arrestohen dy gra për sulmin xhihadist me thikë në Paris

PARIS, 17 maj /ATSH-AFP/ – Dy vajza u arrestuan sot në rajonin parizien, në kuadër të hetimit për sulmin xhihadist me thikë, ku u regjistrua një i vdekur të shtunën në Paris, njoftoi prokurori i Parisit, François Molins.

Këto dy gra janë bashkëpunëtore të Khamzat Azimov, autori i sulmit dhe Abdoul Hakim A., një nga shokët e tij që pritet të dalë sot para gjykatës për një aktakuzë të mundshme, saktësoi Molins për median.

Në mesin e tyre, renditet Inès Hamza, e martuar me Abdoul Hakim A., para se të përpiqej të largohej në Siri, bëri të ditur për median një burim i afërt me hetimin./
/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPacolli: Mosmarrëveshjet politike po pengojnë bashkëpunimin ekonomik
Artikulli tjetërBasha regjisor i audiopërgjimit, opozita organizatë e rrezikshme kriminale