Ballina Aktualitet

Vendet e Ballkanit Perëndimor, qasje më të madhe ndaj projekteve infrastrukturore

Vendet e Ballkanit Perëndimor, qasje më të madhe ndaj projekteve infrastrukturore

Vendet e Ballkanit Perëndimor, qasje më të madhe ndaj projekteve infrastrukturorehttps://ata.gov.al/2018/05/15/vendet-e-ballkanit-perendimor-qasje-me-te-madhe-ndaj-projekteve-infrastrukturore/Zv/ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj u shpreh në një intervistë për ATSH-në se, bashkëpunimi rajonal ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm në vitin e fundit. "Në datën 17 maj në Samitin e Sofjes që do të përsëritet në Samitin e Londrës, për vendet e Ballkanit Perëndimor, do të kenë një qasje të madhe sa i përket projekteve infrastrukturore si në infrastrukturën rrugore apo hekurudhore, por qoftë dhe në infrastrukturën energjitike”, tha Xhafaj për ATSH.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 15.05.2018

TIRANË, 15 Maj/ATSH-Gjergji Mima/ -Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një qasje më të madhe sa i përket projekteve infrastrukturore, si në infrastrukturën rrugore apo hekurudhore, por qoftë dhe në infrastrukturën energjitike.

Zv/ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj u shpreh në një intervistë për ATSH-në se, bashkëpunimi rajonal ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm në vitin e fundit.

“Është bërë një mbledhje e përbashkët qeverie me Kosovën, e cila ka qenë në vijim të mbledhjeve të shkuara. Është bërë gjithashtu një mbledhje e përbashkët me qeverinë e Maqedonisë dhe po planifikohet një mbledhje e përbashkët me qeverinë e Malit të Zi”, tha Xhafaj.

Zv/ministri i MEPJ theksoi se, “ideja është që bashkëpunimi qoftë në nivel bilateral, qoftë në nivel shumëpalësh ka arritur një fazë të re zhvillimi dhe tani vendet janë duke bashkëpunuar aktivisht. Takohemi normalisht dhe goxha shpesh dhe ajo që pritet të ndodhë në datën 17 maj në Samitin e Sofjes që do të përsëritet në Samitin e Londrës është që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një qasje të madhe sa i përket projekteve infrastrukturore si në infrastrukturën rrugore apo hekurudhore, por qoftë dhe në infrastrukturën energjitike”.

Kjo, nënvizoi ai, “vjen si pasojë e një bashkëpunimi shumë të afërt mes vendeve për të arritur dhe avancuar ato që janë interesat tona të përbashkëta duke evituar në njëfarë mënyre konfliktualitetin dhe konkurrencën që kemi pasur historike dhe duke kaluar në një fazë të re bashkëpunimi e cila të gjithë vendeve do u sjellë benefit ekonomik por edhe një arsye më tepër pse duhet që të gjithë bashkë të jemi pjesë e BE”.

/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSEUL – 38North: Avancon çmontimi i qendrës bërthamore koreano-veriore
Artikulli tjetërFOTO/ Folku dhe turizmi bashkon në Vlorë 300 artistë ndërkombëtarë