Ballina Bota

GREQI – FMN-ja kërkon një marrëveshje për borxhin grek me eurozonën

ATHINË, 15 maj /ATSH-AFP/ – FMN-ja kërkoi sot një marrëveshje pa vonuar me europianët për ristrukturimin e borxhit grek, ose nuk do të marrë pjesë në programin e fundit të ndihmës në Athinë, që përfundon më 20 gusht.

“Është e qartë që koha po mbaron në aspektin që programi ndihmës i FMN-së të përkojë me atë europian”, deklaroi shefi i departamentit për Europën në FMN, Poul Thomsen.

“Programi europian përfundon në gusht. Pra, nëse programi i FMN-së duhet të jetë i aktivizuar, atëherë duhet të bëhet shumë shpejtë”, shtoi Thomsen.

Europianët i kanë kërkuar prej tre vitesh FMN-së që t’i bashkohen planit të tretë të ndihmës për Greqinë, të nënshkruar në korrik 2015, që përkon me 86 miliardë euro hua.

FMN-ja dha në kërrik 2017 marrëveshjen e saj në parim për të marrë pjesë në program, por vetëm nëse eurozona pranon të reduktojë borxhin grek, që mbetet shumë i lartë (178% i PBB-së) dhe që Fondi e gjykon të pambështetshëm. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Të jetosh edhe si në… Hënë?
Artikulli tjetërIntegrimi i Shqipërisë në BE, Sourani: Greqia mbështet përshpejtimin e procesit integrues