Ballina Ekonomi

Nxitje eksporteve në peshkim

TIRANË, 8 maj/ATSH-Maela Marini/ – Kryeministri Edi Rama premtoi sot nga Lezha mbështetje të rëndësishme për industrinë e peshkimit me ambicien e nxitjes së eksporteve të këtij sektori.

“Kjo industri ka pasur nevojë për mbështetje dhe ne kemi dhënë disa mbështetje të rëndësishme që janë kthyer në rritje të konsiderueshme të eksporteve”, tha Rama.

Për herë të parë me programin e ri të mbështetjes financiare për zhvillimin rural, sipas tij, “kemi futur edhe skemën e financimeve direkte për produktet e peshkimit, që janë në vlerën më të madhe të shtuar në eksport sot.

Kryeministri shprehu bindjen se deri në fund të këtij mandati do të kemi një shifër të eksporteve të peshkut shumë më të afërt me shifrën e eksporteve të bujqësisë.

Kjo, sipas tij, përkthehet në zhvillim, punësim dhe mundësi për familjet.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVENEZUELË – Maduro refuzon kërkesën amerikane për shtyrjen e presidencialeve
Artikulli tjetërKroçera “La Belle de L’Adriatique” rikthehet në Durrës