Ballina Lajme nga Vendi

20 mijë familje përfituan nga skema e re e ndihmës ekonomike

TIRANË, 7 maj/ATSH/- Njëzet mijë familje në rang kombëtar kanë përfituar nga skema e re e ndihmës ekonomike, ndërsa më parë përjashtoheshin nga kjo skemë.

Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Adriana Jaku tha se falë skemës së re ekonomike në rang kombëtar përfitojnë tashmë 20 mijë familje, të cilat qëndronin jashtë kësaj skeme për shkak të kritereve përjashtuese.

Ajo theksoi se buxheti për mbrojtjen sociale është rritur vit pas viti, ndërsa vuri në dukje se ajo çka qeveria synon është t’i çojë këto kategori nga pasive, drejt punësimit. Ndaj, sipas Jakut, të gjitha familjet po kontaktohen për të bashkëpunuar me zyrat e punës në mënyrë që këta të punësohen. Sakaq, zv/ministrja tha se po sigurohen edhe kurse falas për ata që janë në vështirësi.

Duke prekur çështjen e personave me aftësi të kufizuar, Jaku tha se janë 68 mijë individë që kanë përfituar nga lehtësimi i procedurave burokratike.

“Për 68 mijë individë në rang republike janë lehtësuar procedurat për personat me aftësi të kufizuar, janë eleminuar burokracitë, si dhe është rritur afati i paraqitjes në komisione nga një vit, në 3 apo 4 vite. Përmes programe sociale, Ministria do të mbështesë dhe do të mbrojë të pamundurit”, – përfundoi Jaku. /z.tosku//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në BE
Artikulli tjetërVolum i madh investimesh në infrastrukturë, brenda gushtit rruga Milot-Balldren