Ballina Lajme nga Vendi

FOTO/ Nis rehabilitimi i rrugës “Musa Maçi”, kanalizime dhe asfalt i ri

TIRANË, 5 Maj/ATSH/ Investimi i radhës i Bashkisë së Tiranës ka qenë në rrugën “Musa Maçi”.

Specialistët nxorën nga përdorimi tubacionet e vjetëruara duke ofruar siguri maksimale të menaxhimit të ujërave të përdorura dhe po i zëvendësojnë ato me rrjetin e ri të kanalizimeve në këtë rrugë.

Me shtirjen e rrjetit të ri të kanalizimeve, radha do të jetë asfaltimi, ndërkohë që rruga do të pajiset edhe me ndriçim dhe me gjithë sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale.

Gjatë analizës vjetore të drejtorive të punëve të qytetit pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se Tirana ka hyrë tashmë në stinën e investimeve.

Ai dha lajmin e mirë të ndërtimit të disa rrugëve të reja në kryeqytet mes të cilave edhe të portave hyrëse në kryeqytet sikurse është rruga e Kombinatit, rehabilitimi i lagjeve në Astir, Kashar, Yzberisht, Yrshek, zona e Freskut etj./m.z/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRektorit i Universitetit të Ferizajt në Angli, në fokus punësimi i të rinjve
Artikulli tjetërShqipëri-Kosovë, me qendër të përbashkët kulturore në Australi