Ballina Kosova

Thaçi dekreton ligjin për demarkacionin me Malin e Zi

PRISHTINË, 4 Maj/ATSH/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore ka dekretuar shpalljen e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Në dekret thuhet se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dekreton “Shpalljen e Ligjit Nr.06/L-60 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 21.03.2018, i shqyrtuar nga Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës, me aktvendimin (rasti Nr. KO45/18, Nr. Ref. 1225/18, datë 30.04.2018), dhe i pranuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, më 02.05.2018”.

Ky dekret ka hyrë sot në fuqi, pas nënshkrimit të tij nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Uashingtoni mban praninë ushtarake në Korenë e Jugut
Artikulli tjetërHAGË – Europol shkatërron një grup të organizuar për mashtrim masiv me TVSH-në